Video
15/03/2013 12:11:43
Kinë, Li Keqiang u zgjodh Kryeministër
Parlamenti finalizon tranzicionin e pushtetit me një ekip të ri të ngarkuar për të drejtuar fuqinë e dytë botërore për 10 vitet e ardhshme
PEKIN - Li Keqiang u emërua sot kryeministër, pas emërimit në presidencën kineze të Xi Jinping nga Parlamenti duke finalizuar kështu tranzicionin e pushtetit me një ekip të ri të ngarkuar për të drejtuar fuqinë e dytë botërore për 10 vitet e ardhshme. "Njoftoj se Li Keqiang është zgjedhur kryeministër i Republikës Popullore të Kinës'', deklaroi zëvendëspresidenti i Asamblesë Kombëtare Popullore, Yan Junqi para rreth 3 000 të deleguarve të mbledhur në Pekin në Pallatin e Popullit, gjatë një ceremonie të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror kinez.